Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e tretë për skuadrën kuqezi

  • Fitorja e tretë për skuadrën kuqezi
11 November 2020

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e tretë në po aq takime në Superligën e Femrave. Skuadra kuqezi ka mundur Penzën me rezultat 82:59 (14:18, 23:10, 26:20, 19:11).

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 14:18, megjithatë, në tre çerekët e radhës, skuadra vendase këndellet dhe ishte më e mirë në parket, duke triumfuar në fund me rezultat bindës 82:59.

Te Vëllaznimi u dalluan Sarah Mgbeike me 27 pikë e 23 kërcime, Raven Baker me 30 pikë e 16 kërcime dhe Rina Hoda me 15 pikë, kurse te Penza, kapitenia Valbona Bytyqi kishte 26 pikë e 12 kërcime.

Në derbin e kësaj xhiro, Bashkimi ka mundur Kosovahome Prishtinën 81:66 (20:25, 24:11, 16:14, 21:16).

Skuadra prizrenase ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse ajo prishtinase një fitore dhe dy humbje.

Trepça ka shënuar fitoren e parë, duke mundur Kastriotin në udhëtim 49:54 (10:6, 11:17, 23:12, 5:19). Kastrioti ka tri humbje në tri ndeshje të zhvilluara, kurse Trepça një fitore dhe dy humbje.

Angesa Rrahmani ishte më e dalluara te Kastrioti me 27 pikë, kurse te Trepça, Sihana Ramoja me 18 pikë e 11 kërcime.