Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fundjavë e qetë për “katërshen e madhe”

  • Fundjavë e qetë për “katërshen e madhe”
28 October 2016

Në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra e Pejës, ajo e Sigal Prishtinës, Trepça dhe Bashkimi pritet të mos hasin në vështirësi për të tejkaluar kundërshtarët e tyre.

Pejanët në “Shani Nushi” të Gjakovës janë nikoqirë të Kerasan Prishtinës, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 15:30, kurse Sigal Prishtina udhëton po në Gjakovë për t’u përballur me Vllaznimin, duel ky që gjithashtu do të zhvillohet të shtunën dhe atë menjëhrë pas takimit të lartëpërmendur. Ndërkohë Trepça në “Minatori” nesër e pret debutuesin e elitës së basketbollit kosovar, ekipin e Rahovecit, kurse të dielën në program është vetëm një ndeshje, ku Golden Eagle Ylli në “13 Qershori” të Therandës është nikoqir i Bashkimit nga Prizreni. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 20:00.

Superliga e Kosovës – Xhiroja e IV-të

E shtunë

Peja – Kerasan Prishtina               15:30

Vllaznimi – Sigal Prishtina              17:30

Trepça – Rahoveci           18:00

 

E diel

Golden Eagle Ylli – Bashkimi        20:00