Krahas Superligës, në fundjavë do të zhvillohet edhe xhiroja e XVIII në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Vëllaznimi – Vushtrria është dueli me të cilin nis xhiroja, që do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Të shtunën në program janë tri ndeshje, ku Penza e pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 14:30, kurse në ora 17:00 Kerasan Prishtina është nikoqire e Istogut, dhe në ora 18:00 Drita është mysafire e Feronikelit.
Të dielën në program është ndeshja tjetër, në ora 19:00 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan, United Basket e pret Don Boskon.