Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ju informojnë se, Klinika e sivjetme për trajnerë do të zhvillohet në formatin online më 26 dhe 27 shtator.
Çmimi për pjesëmarrje është 30 Euro në emër të anëtarësisë në Shoqatën e Trajnerëve. Po ashtu Federata, çdo trajnerit do t'ia dhuron librin e Nivelit 1 të FIBA-s “UDHËZUESI I TRAJNERËVE” të përkthyer në gjuhën shqipe.
Pagesa prej 30 euro duhet të bëhet në emër të anëtarësisë vjetore për vitin 2020-2021 në xhirollogarinë e mëposhtme:
Banka: BKT
Përfituesi: SHTBK
Llogaria: 1904545006031124
Pagesa duhet të bëhet deri më 24.09.2020 ora 16:00. Trajnerët që nuk e bëjnë pagesën nuk do t’iu lejohet ta përcjellin Klinikën.
Trajnerët që do të ligjërojnë janë: Don Showalter, Drejtor i zhvillimit të basketbollistëve të rinj pranë ‘USA BASKETBALL’, Mike Kelly, Trajner i Cairns Taipans (Australi)-trajneri i vitit 2020 në Australi, Cody Toppert, Ndihmëstrajner në Universitetin e Memphisit dhe Roberto Iezzi, Trajner kondicional i Hapoel Jerusalem.
26.09.2020 ORA 10:00-11:30 Cody Toppert, Puna individuale me lojtarë
26.09.2020 ORA 11:45-13:00 Mike Kelly, Tranzicioni në mbrojtje dhe sulm i Cairns Taipans dhe rolet e lojtarëve
27.07.2020 ORA 10:00-12:00 Don Showalter, ADN-ja e trajnerit dhe zhvillimi i basketbollistëve të rinj
27.07.2020 ORA 12:15-13:45 Roberto Iezzi, Përgatitja parasezonale e skuadrës pas pandemisë
27.07.2020 ORA 14:00-15:00 Don Showalter, Loja 3x0 dhe 3x3 në gjeneratat e reja sipas modelit amerikan