Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fuqia e lojtarit të 6-të në Kosovë

  • Fuqia e lojtarit të 6-të në Kosovë
23 April 2015

Ne shpesh themi se në ekipe sportive një rol shumë i rëndësishëm për çdo sukses të klubit është i lidhur me tifozët. Ne kemi parë shumë ndeshje, jo vetëm të basketbollit, që janë mbizotëruar nga një mbështetje e madhe e spektatorëve dhe kjo është theksuar nga trajnerët, lojtarët dhe menaxhmenti. Dy ditë më parë në Prishtinë, KB Sigal Prishtina priti BC Rilski Sportist në ndeshjen e parë Finale të EUROHOLD Ligës Ballkanike. Palestra ishte e mbushur plotë dhe tifozët ofruan një mbështetje të madhe ekipit të tyre. Roli i tyre në fitoren e skuadrës ka qenë vendimtar siç ka qenë edhe i tifozëve të KB Peja për të arritur gjysmëfinalen. Kjo është arsyeja pse Drejtori Sportiv i EUROHOLD Ligës Ballkanike - Z. Shay Shtriks, ka dashur të përmend atmosferën që ishte krijuar gjatë lojërave në Kosovë dhe të theksoj rëndësinë e të ashtuquajturit – lojtarit të 6-të në basketboll:

"Në çdo ekip ne jemi në kërkim të lojtarit më të mirë të 6-të në përbërjen. Unë definitivisht mund të them se KB Sigal Prishtina dhe KB Peja e kanë një lojtar të tillë – tifozët më të mëdhenj dhe më fantastik që kanë. Gjatë 30 viteve të mia si gjyqtar, 20 prej tyre ndërkombëtar, unë e kam ndarë drejtësinë  në të gjithë botën. Unë vijë nga një vend i basketbollit dhe kam referuar në ndeshje me 11 000 shikues, me 3 000 shikues dhe 50 shikues. E kam ndarë drejtësinë në arenat më të mëdha në Evropë dhe gjithashtu në palestra më të vogla përreth. Dhe mund të them se në shumë pak vende kam gjetur një mbështetje të madhe korrekte sikur nga tifozët në palestrat sportive në Prishtinë dhe Pejë. Ne në Ligën Ballkanike jemi me fat, çdo natë kur kemi ndeshje në Kosovë, të përjetojmë një atmosferë të tillë fantastike. Tri vite më parë, pothuajse të gjithë na paralajmëruan se në çdo ndeshje do të kemi probleme me tifozët e basketbollit kosovarë. Më 20.09.2013 unë e pashë ndeshjen e Superkupës së Kosovës. Ishte shumë e vështirë për t’u parë pasi që shumë karrige të thyera po fluturonin në mes të tifozëve të Sigal Prishtinës dhe Pejës dhe askush nuk ishte i interesuar për veprimet në parket. Mirëpo, gjatë 3 javëve të fundit, gjatë ndeshjeve gjysmëfinale në Kosovë dhe finales së parë në  Prishtinë, unë pashë vetëm tifoz tëbasketbollit - gra, burra, fëmijë, dhe të gjithë ata të fokusuar në mënyrën se si ata mund të mbështesin ekipin e tyre të preferuar dhe ata gjetën rrugën për të respektuar ekipin mysafir. Në Pejë, pasi që skuadra humbi nga Rilski Sportist, tifozë qëndruan dhe respektuan në mënyrën më të bukur ekipin mysafir, i cili fitoi në parketin e tyre. Ishte një moment i madh për basketbollin. Dy ditë më parë, palestra në Prishtinë  1 orë e gjysmë para fillimit të lojës ishte e stërmbushur. Njerëzit po këndonin. Njerëzit ishin të lumtur duke i shikuar dy ekipet duke luajtur. Tifozët e mbështetën Sigal Prishtinën, por nuk u kthyen kundër Rilski Sportist asnjëherë në ndonjë mënyrë të keqe. Tifozët i respektuan vendimet e gjyqtarëve. Ata e dinin se kjo është ndeshje finale dhe e fundit si nikoqir për edicionin 2014/2015 në EUROHOLD Ligën Ballkanike.  Ajo ishte një nga atmosferat më të mira të basketbollit që unë kam parë ndonjëherë dhe jam i sigurt se shumë njerëz të basketbollit që e kanë parë ndeshjen mendojnë në të njëjtën mënyrë. Basketbollistët dhe menaxhmenti i KB Sigal Prishtina dhe KB Peja janë me fat që kanë tifozë të tillë dhe ne në Ligën Ballkanike  jemi falënderues dhe e vlerësojmë respektin të cilin të gjithë tifozët janë duke e dhënë në ndeshjet e BIBL-it.  Unë shpresoj se në ndeshjet e ardhshme finale të ETC Superligës së Kosovës, tifozët do të vazhdojnë të mbështesin ekipin e tyre dhe basketbollin, dhe gjithashtu do t’i respektojnë, lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët. Ta bëjmë basketbollin lojën më të mirë në Kosovë dhe t’i tregojmë mbarë botës që mbështetja e klubit tuaj të dashur mund të bëhet në mënyrën më të mirë sportive. Edhe një herë faleminderit tifozëve më të mëdhenj dhe shpresoj të ju shoh të gjithëve në Ligën Ballkanike në edicionin 2015/2016”.