Federata e Basketbollit të Kosovës me kënaqësi konfirmon lajmin se tashmë është konfirmuar se të gjitha ndeshjet e kombëtares së Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 do të transmetohen drejtpërdrejt.
Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së Leart Hoxha ka konfirmuar se sponsori medial i FBK-së Digitalb dhe FBK-ja kanë arritur marrëveshje me federatat e Sllovenisë, Ukrainë dhe Bullgarisë dhe transmetuesit e tyre për këmbim sinjali kështu që ndeshjet tona si vendës hde si mysafirë do të transmetohen në Digitalb/Supersport.
Po ashtu dihet se për sinjal tokësor ndeshjet do ti transmetojë RTV21.
Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet në Lubjanë, me Slloveninë dhe zhvillohet të mërkurën më 31 gusht në ora 20.
Kosova i zhvillon të gjitha ndeshjet si vendës (me Ukrainën me 3 shtator, me Slloveninë më 10 shtator dhe me Bullgarinë më 17 shtator) në palestrën Minatori në Mitrovicë dhe ndeshjet fillojnë në ora 20.
Ndeshja e Kosovës në Sofje (7 shtator) fillon në ora 18, kurse ajo me Ukrainën në Vilnius, më 14 shtator në ora 19.