Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Gjithçka gati për ndeshjen revyale “ Isuf Lumi”

31 March 2014


Federata e Basketbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, këtë vit për herë të pestë organizon ndeshjen memoriale kushtuar Isuf Lumit, kryetarit të parë të FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet në Suharekë të martën më 1 prill dhe do të ketë karakter All Star.

Seleksioni i lojtarëve vendorë të ETC Superligës në këtë ndeshje do të udhëhiqet nga kryetrajneri i Bashkimit Edin Kërveshi, i cili do të asistohet nga Albert Sylejmani i Sigal Prishtinës dhe do të përbëhet nga këta basketbollistë:

Edmond Azemi-Prishtina,
Blerim Mazreku-Prishtina,
Alban Veseli-Prishtina,
Dardan Berisha-Prishtina,
Urim Zenelaj-Prishtina,
Muhamet Hasan-Prishtina,
Besnik Azemi-Trepça,
Valdrin Haxhiu-Trepça,
Arian Mehmeti -Drita
Arian Qollaku-Besa,
Valentin Spaqi-Bashkimi
Mustafë Merovci-RTV21

Në anën tjetër, seleksioni i lojtarëve të huaj të ETC Superligës do të udhëhiqet nga trajneri i Trepçës Israel Martin dhe do të përbëhet nga këta basketbollistë:

Kendrick Jones (S. PRISHTINA)
Bryce Cartwright (KASTRIOTI)
Darrell Lampley (BASHKIMI)
Tay Waller (PRISHTINA)
Alvaro Calvo (TREPCA)
Shamar Comms (DRITA)
Jennirro Bush (RTV21)
Rickey Young (BASHKIMI)
Kenneth Cooper (KASTRIOTI)
Aurimas Kieza (PRISHTINA)
Andrejs Selakovs (PRISHTINA)
Jan Orfilla (TREPCA)

All Star ndeshja ndërmjet seleksionit të lojtarëve vendor dhe të huaj është aktiviteti i pare dhe kryesor revyal i basketbollit për këtë vit, kurse FBK-ja në kalendar ka edhe aktivitete të tjera të ngjashme.

Lojtarët vendor dhe të huaj të KB Peja si dhe kryetrajneri i këtij ekipi Bujar Loci, të paraparë të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje revyale janë zëvendësuar për shkak të refuzimit të KB Peja që të jetë pjesë e këtij manifestimi.