KB Ylli nga Suhareka ka aplikuar për wild card për sezonin 2014/15 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. KB Ylli është i vetmi klub që ka aplikyar për wild card në konkursin e shpallur nga FBK-ja për përmbushjen e një vendi vakant në ETC Superligë për këtë sezon.
KB Ylli ka fat deri nesër, 26.09.2014 që të bëjë pagesën prej 5,000.00€, që është parakushti financiart për wild card, sipas Rregullores për Sistematizim dhe Licencim.
Në bazë të vendimit të boprdit të FBK-së, në rast të përmbushjes së këtij kushti në afat, KB Ylli me automatizëm bëhet anëtari i tetë i ETC Superligës.