Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli dhe Besa arrijnë fitore vitale

  • Golden Eagle Ylli dhe Besa arrijnë fitore vitale
  • Golden Eagle Ylli dhe Besa arrijnë fitore vitale
2 March 2015

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme dhe i ka hapur vetes rrugën për plasman në plejof. Ekipi nga Suhareka mposhti Trepçën në Drenas, duke dëshmaur qartazi se aktualisht është ndër katër ekipet më të mira të ETC Superligës.

Golden Eagle Ylli fitoi 83:67 në një ndeshje ku dominoi që nga çereku i dytë e tutje. Ekipi mysafir pas jo më shumë se 15 minutave lojë krijoi epërsi dyshifrore dhe nuk e kishte problem ta mbante atë, në saje të lojës së sigurt dhe dominimit në trapez si rezultat i lojës së Urim Zenelajt dhe Najee Whiteit.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme, por për pjesën e poshtme të tabelës. Ishte ajo ndërmjet Besës dhe Vëllaznimit. Këto dy ekipe nuk kishin asnjë fitore në pjesën e dytë të sezonit dhe ky takim, posaçërisht për Besën, ishte i një rëndësie vitale.

Ekipi pejanë këtë e kuptoi si duhet dhe luajti basketboll shumë më të mirë se gjakovarët, të cilët nuk e kishin ditën. Besa fitoi 102:75.

Peja, ashtu siç edhe pritej mposhti Kosova e Re Bashkimin. Peja fitoi 74:64, në ndeshjen ku debutoi Nic Wise, i cili ishte edhe koshashënuesi më i mirë me 17 pikë. Fitorja për Pejën do të thotë shumë para takimit vendimtar me Mornarin në ligën BIBL, kurse Bashkimi ka dy javë të plotë pushim meqë në fundjavë luhet Turneu Final i IPKO Kupës, ku ekipi prizrenas nuk merr pjesë.

Takimi që e hapi këtë xhiro ishte ai ndërmjet të parit dhe të fundit në tabelë. Sigal Prishtina kishte mposhtur Kastriotin bindshëm dhe lehtë me rezultat 120:88 dhe tani përgatitet për takimin e fundit të fazës së dytë të ligës BIBL me Rilskin.