Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli e fitoi derbin e xhiros së XXIV

  • Golden Eagle Ylli e fitoi derbin e xhiros së XXIV
21 March 2016

Golden Eagle Ylli nga Theranda e ka fituar derbin e xhiros së XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll pasi në fundjavë e ka mposhtur Trepçën nga Mitrovica me rezultat 83:78 (27:15, 21:23, 18:19, 17:21).

Ishin therandasit ata të cilët në çerekun e parë të ndeshjes krijuan epërsi prej 12 pikëve, të cilën arritën ta menaxhojnë deri në fund të ndeshjes. Në anën tjetër mitrovicasit u këndellën që nga çereku i dytë, por kjo nuk u mjaftoi që ta evitojnë disavantazhin e dhjetë minutave të parë të takimit.

Koshashënuesit më të mirë te Golden Eagle Ylli ishin Urim Zenelaj me 28 pikë dhe Altin Morina me 24 sosh, kurse te Trepça më efikasit ishin Arian Mehmeti me 21 pikë dhe Valdrin Haxhiu me 19 sosh.

Në ndeshjet e tjera të xhiros së XXIV të elitës së basketbollit kosovar, Peja e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me shifrat 92:51 dhe Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 126:68.