Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë

  • Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë
3 March 2019

Skuadra e Golden Eagle Yllit të shtunën mbrëma ka triumfuar ndaj Ponte Prizrenit në ndeshjen për vend të tretë në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që është duke u zhviluar në Rahovec.

Ndeshja ka përfunduar me shifrat 91:67.

Medaljet e bronzta ekipit nga Suhareka ia ndanë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Bekim Hoxha, kryetar i KB Rahovecit.

Duhet theksuar se në gjysmëfinale, Golden Eagle Ylli u pati mposhtur nga Z Mobile Prishtina dhe Ponte Prizreni nga Rahoveci.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në Rahovec, ndërmjet nikoqirit, Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës.