Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me rezultat 114:101 (23:18, 33:27, 34:27, 24:29) në ndeshjen e fundit të xhiros së XX në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të dalluarit te ekipi nga Theranda ishin Kevin Brown me 35 pikë, 5 kërcime e 9 asistime, Trae Anderson me 24 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, Christopher Olivier me 21 pikë, 15 kërcime e 3 asistime dhe Ergin Grosha me 17 pikë e 6 kërcime.
Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Alban Latifaj me 29 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, Rinor Ahmeti me 25 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, Kreshnik Muçolli me 14 pikë dhe Kushtrim Sadiku me 12 pikë.