Golden Eagel Ylli ka shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinës, në një ndeshje që doli të jetë më e vështirë sesa që u paramendua nga mysafirët.
Kerasan Prishtina ka treguar lojë të mirë, ndërsa Golden Eagle Ylli me zëvendësime të shpeshta lejonte që Kerasani t’i afrohej. Kjo për pak sa i kushtoj Yllit, kur 1 minutë para se ndeshja të përfundonte dallimi ishte vetëm 2 pikë (80:82). Sidoqoftë, falë lojës së mirë të Trae Anderson në fund, ekipi nga Theranda arriti fitoren e 11-të të stinorit me shumë veshtërsi ndaj Kerasan Prishtinës.
Anderson ka qenë më efikasi te Golden Eagle Ylli me 23 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, Kevin Brown shënoi 20 pikë e 6 asistime dhe Ergin Grosha e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e 12 kërcime.
Në anën tjetër Alban Latifaj shënoi 23 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, Rinor Ahmeti shtoi 20 pikë e 3 asistime si dhe Kreshnik Muçolli realizoi 13 pikë dhe 7 asistime.