Të dielën në Suharekë është zhvilluar takimi në mes Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës, që i ka takuar xhiros së XXII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Njëherësh me këtë ndeshje edhe ka filluar kjo xhiro, derisa tri takimet e tjera do të luhen në mesjavë.
Fitore në përballjen Golden Eagle Ylli-Kerasan Prishtina ka regjistruar skuadra nikoqire me rezultat 99:71 (25:17, 31:13, 26:21, 17:20).
Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Marvin Smith me 18 pikë e 7 kërcime, Dragan Sekelija me 15 pikë, 16 kërcime e 3 asistime, Egzon Kuqi me 15 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Michael Harmon me 15 pikë, 3 kërcime e 7 asistime, Artin Gashi me 14 pikë e 6 kërcime dhe Leonard Mekaj me 10 pikë e 13 asistime.
Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Gent Shala me 17 pikë e 7 kërcime, Kujtim Ujkani me 14 pikë e 6 kërcime dhe Arbnor Haliti me 11 pikë e 5 kërcime.