Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se për vajzat e lindura në vitet 2004 deri në 2006 se do të mbaj grumbullimin e radhës në kuadër të projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).
Grumbullimi do të mbahet të dielën (04.11.2018) prej orës 11:00 deri në ora 13:00 në palestrën e sportit ‘’13 Qeshori“ në Suharekë.
Nisja për Suharekë bëhet në ora 09:45 te Pallati I Rinisë dhe Sporteve.
Pjesëmarrja e vajzave të grupmoshës së lartëpërmendur është obligative, andaj inkurajojmë trajnerët dhe prindërit ti sjellin vajzat në grumbullim.
Federata e Basketbollit të Kosovës tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por këtë vit për herë të parë projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.
Lista e vajzave:
- Rea Ukaj – Borea
- Erza Ulriku – Borea
- Olsa Tahiri – Kerasan Prishtina
- Tia Tuhina – Kerasan Prishtina
- Etna Rexhepi – Kerasan Prishtina
- Rona Shala – Vushtrria Basket
- Erzana Mulaku – Vushtrria Basket
- Blerta Mehana – Vushtrria Basket
- Sumeja Kojic – Borea
- Vesa Ballazhi – Kerasan Prishtina
- Rrona Hetemi- Kastrioti
- Dije Daku – United Basket
- Anila Selmani – United Basket
- Elma Bangu – Vushtrria Basket
- Vernesa Kryeziu- Prishtina Kids
- Olta Zymberi –Drita
- Dea Bucaj
- Anita Grainca – Kastrioti
- Gresa Berisha – Peja
- Xheneta Daci – Peja
- Erza Ulaj- Peja