Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed Thaçi dhe ndihmësja e tij Kimete Haliti, i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistet e listës më të ngushtë të kësaj grupmoshe. Stërvitja e radhës do të mbahet të shtunën më (27.05.2017) me fillim nga ora 16:00 deri në 18:00, dhe të dielen më (28.05.2017) me fillim nga ora 16:30 deri në 18:30 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Lista:
1. Astera Tuhina
2. Fjolla Ajeti
3. Arba Hashani
4. Melisa Ibrahimi
5. Tringa Ukaj
6. Dea Pushkolli
7. Artina Hoxha
8. Agnesa Rrahmani
9. Sara Vraniqi
10. Ergita Dema
11. Enisa Kamerolli
12. Diellza Ismaili
13. Agnesa Robaj
14. Diellza Dekaj
15. Lorika Asani
Duhet theksuar se Kosova U-16 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017. Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.