Përzgjedhësja e Përfaqësueses U16 Femrat, Kimete Haliti i ka ftuar në grumbullimin e parë të gjitha vajzat e lindura në vitin 2002 e më të reja.
Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.
Grumbullimi i parë do të mbahet të shtunën (02.03.2017) me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktohet udhëheqësja e delegacionit të Kosova U16, Artina Hasani në numër të telefonit 049/73 80 8 0.
Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.
Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova.