Sot, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për edicionin 2020-2021 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Edicioni i ri do të fillojë më 21 tetor, kur edhe do të zhvillohet xhiroja e parë.
Ndërkohë, para fillimi të edicionit të ri në elitën e basketbollit do të zhvillohen ndeshjet e “Play-out”-it ndërmjet Trepçës dhe AS Prishtinës, ku fituesi do të garojë në Superligë.
Që në javën e parë do të kemi derbin ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Në takimet tjera, Rahoveci e pret Vëllaznimin që ka hyrë si fituese e Ligës së Parë, derisa Golden Eagle Ylli do të ballafaqohet me Ponte Prizrenin. Bashkimi do të ndeshet me Trepça/AS Prishtina.