Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Hoxha jep dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm, FBK të enjten do të hap konkurs për këtë post

  • Hoxha jep dorëheqje nga sekretari i  përgjithshëm, FBK të enjten do të hap konkurs për këtë post
21 September 2016

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha sot ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të obligimeve të tij personale.

Bordi i FBK-së e falënderon Hoxhën për angazhimin maksimal në këtë periudhë dyvjeçare sa ka qenë në këtë detyrë, derisa i uron suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme profesionale.

Hoxha sa ishte sekretar i përgjithshëm, FBK është bërë anëtare e FIBA-s, ndërsa nën udhëheqjen e tij federata ka përjetuar zhvillime të mëdha duke filluar nga rritja e numrit të  ligave dhe ekipeve të gjeneratave të reja, pjesëmarrja e Përfaqësueseve të reja në Kampionatet Evropiane në Divizionet e ndryshme, në të dyja konkurrencat si dhe së fundi debutimi i Kombëtares A në kualifikimet për Kampionatin Evropian. 

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu ia ka ofruar Hoxhës pozitën e anëtarit të Bordit, të cilën ai pritet ta pranojë, ndërsa ai do të mbetet njëkohësisht edhe pjesë e  Këshillit Ekzekutiv të FBK-së.

Ndërkaq FBK të enjten do ta hap konkursin për postin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së.