Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbja e dytë me radhë për Bashkimin në BIBL

  • Humbja e dytë me radhë për Bashkimin në BIBL
27 October 2015

Bashkimi i Prizrenit e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) pasi të martën është mundur në Sofje të Bullgarisë nga Levski 2014 me shifrat 77:60 në kuadër të grupit B.

Prizrenasit vetëm në 10 minutëshin e parë ishin rivalë të barabartë, pasi më pas ishin bullgarët ata që e diktuan ritmin e lojës për të arritur kështu në fund deri te fitorja pa ndonjë problem të madh.

Më të dalluarit te ekipi bullgar ishin Aleksandar Yanev e Aleks Simeonov me nga 15 pikë secili dhe Tyler Laser me 13 e Ventsislav Petkov me 12 sosh. Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Theron Bussey me 17 pikë, Gerti Shima me 16 dhe Antabaia Waller me 14 pikë.

Për Bashkimin kjo është disfata e dytë e njëpasnjëshme në BIBL pasi në mesjavën e kaluar është mposhtur edhe nga Teodo në Tivat të Malit të Zi, kurse për Levski 2014 kjo është fitorja e dytë me radhë pas asaj ndaj Lovcen-it.

Bashkimi më 10 nëntor është mysafire e Lovcen-it, kurse Levski 2014 do të ballafaqohet me tjetrën skuadër kosovare që merr pjesë në BIBL, e ajo është Peja. Ky takim do të luhet më 11 nëntor në “Karagaçi”.

Levski 2014-Bashkimi 77:60 (16:14, 21:12, 22:17, 18:17)
Palestra e sportit në Sofje
Gjyqtarë: Z. Ruteshiq, A. Pavlov, M.Kalugjeroviq.
Levski 2014: Laser 13, Ivanov 12, Yanev 15, Nikolov, Milutinoviq 4, Minchev 2, Dimitrov, Hadzhirusev 4, Avramov, Simeonov 15, Petkov 12, Ivkov.
Bashkimi: Bussey 17, Waller 14, Shima 16, Biraj 3, Abu 2, Hysenagolli, Tolaj 6, G. Rugova, Shehu 2, Balluku.