Kampion i Kosovës Sigal Prishtina ka pësuar humbjne e dytë me rradhë në garat e ligës ballkanike BIBL. Ekipi i kryeqytetit pësoi para publikut të vet nga Kozuvi, ekipi që dominon në grupin B të ligës BIBL dhe tashmë ka 7 fitore në 7 ndeshje.
Sigal Prishtina e përfundoi pjesën e parë me epërsinë 48:42 pas një serie të shkëlqyeshme të shënimeve në çerekun e dytë.
Mirëpo, në pjesën e dytë, ekipi vendës nuk ishte në gjendje të përballet me ekipin maqedonas që krijoi epërsi dyshifrore dhe e përfundoi ndeshjen me fitore 100:87.
Sigal Prishtina e përfundon pjesën e parë të garave me 4 fitore dhe 4 humbje dhe mbetet të shihet se në cilën pozitë do të rangohet dhe cilat ekipe do t'i ketë kundërshtare në fazën e dytë.