Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbja e parë për Sigal Prishtinën

  • Humbja e parë për Sigal Prishtinën
13 November 2014

Pas ndeshjeve të kësaj mes jave Kozhuvi mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur ne grupin B në ligën ballkanike BIBL. Sigal Prishtina edhe pse nga shumë kush konsiderohej favorit u mposht nga ky ekip maqedonas në Gjevgjeli.

Ishte kjo një prej ndeshjeve të rralla kur Sigal Prishtina ishte ekip inferior në të gjithë katër çerekët e ndeshjes, gjë që mbase dëshmon se lojtarët e kampionit aktual të Kosovës nuk e kishin ditën e tyre.

Kozhuvi ne çerekun e dytë pas një serie 7:0 krijoi epërsi prej 9 pikëve me të cilën e përfundoi pjesën e parë (42:33).

Në pjesën e dytë përkundër tentimeve, mysafirët nuk ishin në gjendje të zvogëlonin në më shumë se 3-4 pikë epërsinë e ekipit maqedonas, kurse në çerekun e katërt, Kozhuvi vetëm sa e ngriti epërsinë dhe në fund triumfoi me 15 pikë dallim 93:78.

Dardan Berisha i cili përfundoi 31 nga 70 aksionet e Sigal Prishtinës në këtë ndeshje, shënoi 34 pikë, kurse Edin Bavcic 19 pikë dhe 15 kërcime.

Albijanic dhe Pekovic me nga 16 pikë secili ishin lojtarët më të mirë për ekipin fitues.