Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbja e tretë radhazi e Bashkimit në BIBL

  • Humbja e tretë radhazi e Bashkimit në BIBL
23 February 2016

Bashkimi e ka regjistruar edhe humbjen e tretë në Grupi C në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) pasi të martën është mposhtur në Stara Zagora të Bullgarisë nga ekipi i këtij qyteti, Beroe me rezultat 90:80.

Bullgarët ishin më të mirë se prizrenasit në minutat e fundit të takimit dhe falë kësaj paraqitje në çastet vendimtare, ia dolën ta regjistrojnë triumfin e dytë në këtë grup, krahas një humbjeje dhe kanë gjasa që ende të luftojnë për një vend në gjysmëfinale të BIBL-it.

Në anën tjetër Bashkimi pas disfatës së tretë në grup  tani i duhet të fitojë në të gjitha ndeshjet e mbetura deri në përmbyllje të fazës së dytë në mënyrë që të shpresojë në kualifikim për më tutje.

Javën e ardhshme Beroe është nikoqire e Mornar-it, kurse Bashkimi është mysafire e Teodo-s.

Më të dalluarit te vendasit ishin Aleksandar Todoroviç me 18 pikë e 10 kërcime dhe Ashton Moore e Tencho Tenchev me nga 15 pikë secili. Te mysafirët më efikasit ishin Marcel Jones dhe Tay Waller me nga 24 pikë, kurse Theron Bussey e ka përfunduar ndeshjen me 21 pikë. Pjesa tjetër e ekipit ka realizuar gjithsej 11 pikë, gjë që u ka kushtuar prizrenasve në fund me humbje.

 

Beroe-Bashkimi 90:80  (21:23, 26:20, 19:20, 24:17)

Palestra e Sportit, Stara Zagora.

Shikues: rreth 500.

Gjyqtarë: C. Stoica, E.Koci, A. Pavlov.

Beroe: Barnes 18, Nikolov, Moore 15, Vaklinov 5, Zhelev 3, Todoroviq 18, Gary 14, Tenchev 15, Galabov, Karamfilov, Radnev 2, Aleksiev.

Bashkimi: Jones 24, Bussey 21, Waller 24, Rugova 2, Hysenagolli 2, Tahiri, Shehu, Biraj, Balluku, Uzas 7.