Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbja e tretë rresht për Bashkimin në Ligën Ballkanike

  • Humbja e tretë rresht për Bashkimin në Ligën Ballkanike
25 October 2016

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ta martën e ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) në edicionin e ri 2016/17.

Bashkimi është mposhtur në Stara Zagora të Bullgarisë nga Beroe me rezultat  72:63 (17:16, 22:11, 15:20, 18:16)  në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A.

Prizrenasit arritën të jenë kundërshtarë të barabartë me bullgarët vetëm në çerekun e parë, pasi më pas ishin nikoqirët ata që e dominuan ndeshjen dhe kështu bënë që në fund të realizojnë një tjetër fitore në grupin e tyre në Ligën Ballkanike.

Koshashënuesit më të mirë te Bashkimi ishin Mikaele Tmusiq me 16 pikë dhe Kejuan Johnson me 15 sosh, derisa te Beroe me lojë të mirë janë dalluar Shane Gibson me 15 pikë, Omari Gudul me 14 dhe Aaron Jones me 12 pikë.

Bashkimi në dy xhirot e para në BIBL është mposhtur si mysafir në Gjevgjeli të Maqedonisë nga Kozuv-i, kurse si nikoqir nga Kumanova dhe tani së fundi si mysafir nga Beroe.

Në xhiron e katërt prizrenasit janë nikoqirë të Sigal Prishtinës, ndeshje kjo që është në program të luhet më 28 nëntor në “Sezai Surroi”.