Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbje e Pejës në Kavadarci nga Feni Industries

  • Humbje e Pejës në Kavadarci nga Feni Industries
28 December 2016

Peja ka regjistruar humbje të mërkurën mbrëma në Kavadarci të Maqedonisë nga skuadra nikoqire, Feni Industries pas një përfundimi dramatik me rezultat 90:88 në kuadër të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Verdhezinjtë kanë bilanc prej 4 fitore e 3 humbje në edicionin e deritashëm në Ligën Ballkanike, kurse ekipi maqedonas ka realizuar 5 fitore e 3 humbje.

Nikoqirët kanë udhëhequr prej fillimit të takimit, e këtë më së miri e dëshmon rezultati i pjesës së parë 48:39. Në cerekun e tretë Feni Industries vazhdoi me të njëjtin ritëm, ndërsa kishte momente që epërsia e tyre ka shkuar edhe në plus 19 pikë.

Mirëpo në cerekun e katërt në skenë u paraqitën Lamarcus Reed dhe Austin Tillotson të Pejës, të cilët e shkrinë epërsinë e Feni-t, ndërsa pranë rezultatit 88:89 një gjuajtje e lirë e Andrej Magdevski kur kishin mbetur edhe 8 sekonda lojë ua shuajti të gjitha shpresat për një fitore eventuale pejanëve.

George Sharabidze me 24 pikë dhe 13 kërcime ishte më i dalluari te skuadra fituese, kurse Matija Ceshkoviq ka shtuar 20 dhe Jane Petrovski ka kontribuar me 15 pikë.

Te Peja më efikasit ishin Lamarcus Reed me 21 pikë, Alban Veseli me 18 dhe Austin Tillotson me 15.