Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbje me ekipet e tyre për Berishën dhe Bamforth-in

  • Humbje me ekipet e tyre për Berishën dhe Bamforth-in
14 November 2016

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha ka pësuar humbje me ekipin e tij Polfarmex Kutno në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e basketbollit në Poloni.

Polfarmex Kutno është mposhtur nga Anëill me rezultat 78:69, ndërsa Berisha e ka pëmrbyllur takimin me 12 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Polfarmex tani ka bilanc prej 3 fitore e 3 humbje.

Ndërkaq amerikani i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth me skuadrën e tij Retabet BB ka pësuar disfatë nga Unicaja në kuadër të xhiros së tetë të Liga Endesa-s në Spanjë. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 85:64. Bamforth në këtë takim është ndalur vetëm në kuotën e 5 pikëve, duke qenë kështu larg bilancit të tij. Retabet BB pas tetë xhirove ka realizuar 4 fitore e 3 humbje.

Në anën tjetër Barcelona e Justin Doellman po marshon me sukses në elitën e basketbollit spanjoll, ku së fundi ka triumfuar ndaj UCAM Murcia me rezultat 99:83. Doellman po vazhdon ende të ndjek tretmanin e rikuperimit nga lëndimi i këmbës, të cilin e ka përjetuar javë më parë. Barça ka bilanc prej 6 fitore e 1 humbje dhe kryeson në Liga Endesa.