Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ilievski: 2015-ta viti i basketbollit kosovar

  • Ilievski: 2015-ta viti i basketbollit kosovar
14 August 2015

"Në vitin 2015 basketbolli kosovar ka përjetuar gjëra shumë të bukura, pranimi në FIBA, triumfi në Ligën Ballkanike dhe inkuadrimi në FIBA Europe Cup". Me këto fjalë e ka nisur bisedën e tij trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, i cili ka folur për gjithë atë që e pret Prishtinën në edicionin e ri. Bardhekaltrit krahas garave vendore dhe Ligës Ballkanike (BIBL) në këtë edicion do të luajnë edhe në ligën e re të FIBA Evropës, FIBA Europe Cup.

Inkuadrimin e Prishtinës në FIBA Europe Cup, Ilievski e ka vlerësuar si hap të madh dhe pozitiv për basketbollin kosovar në përgjithësi. "Prishtina e përfaqëson Kosovën në Evropë dhe në të njëjtën kohë ju jep drejtim dhe formulë për projekt të suksesshëm edhe klubeve të tjera se si duhet të punohet në basketboll. Gjithashtu ju jep motivim lojtarëve të rinj të cilët shpresojnë që një ditë të luajnë edhe ata në nivele evropiane. Unë besoj se të gjitha skuadrat nga Kosova do të rrisin nivelin e organizimit edhe në garat vendore, kurse trajnerët do të punojnë me motivim më të madh në mënyrë që të kenë më shumë lojtarë vendorë", është shprehur trajneri maqedonas.

Një edicion më parë Ilievski e ka fituar titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar dhe trofeun e Ligës Ballkanike (BIBL), ndërsa ai i ka shpalosur synimet e Prishtinës edhe për këtë edicion: “Objektivat e klubit në garat vendore janë ta mbrojmë titullin, ta fitojmë kupën dhe Superkupën. Në BIBL synojmë ta përsërisim suksesin e edicionit të kaluar edhe pse ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ruajtja e primatit të kampionit është punë shumë më e vështirë sesa ta fitosh atë për herë të parë. Në FIBA Europe Cup do të bëjmë më të mirën për ta prezantuar qytetin e Prishtinës, por edhe Kosovën sa më mirë që të mundemi. Do të punojmë në atë drejtim që ta kalojmë fazën e grupit, gjë që do të jetë një sfidë e vështirë pasi kemi rivalë shumë të fortë dhe me përvojë në gara evropiane. Të gjithë duam të shkojmë sa më larg në këtë ligë. Në sport është shumë e rëndësishme që gjithnjë të besosh se mund ta mposhtesh cilindo kundërshtar që e ke përballë". 

Duhet theksuar se në FIBA Europe Cup kryeqytetasit janë pjesë e Konferencës 2, kurse do të garojnë në Grupin K së bashku me Energia Targu Jiu (Rumani), BC Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro).