Seminari i paralajmëruar sot për gjyqtarë dhe vëzhgues të FBK-së është mbajtur dhe ka kaluar me sukses, ku vlen të theksohet se të pranishëm kanë qenë mbi 60 gjyqtarë e vëzhgues.
I organizuar nga FBK-ja në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve, seminari ku ligjërues ka qenë maqedoni Aleksandar Milojevic, refer i FIBA-së, ka qenë në interes të përparimit të basketbollit kosovar dhe akterëve në te, si gjyqtarët dhe vëzhguesit.
Ky ka qenë seminari i radhës i organizuar nga Federata, pas asaj në fund të muajit të kaluar.