Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Informatë shumë e rëndësishme për trajnerët e basketbollit në lidhje me programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve

  • Informatë shumë e rëndësishme për trajnerët e basketbollit në lidhje me programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve
6 March 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka emëruar trajnerin e mirënjohur slloven dhe instruktorin e FIBA-s, Tone Krump si kryetar të Këshillit Profesional dhe me të së bashku është duke e hartuar programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve në Kosovë. 

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë trajnerët dhe në edicionin 2017/18 në asnjë ligë të Kosovës, të asnjë rangu nuk do të mund të punojnë trajnerët që nuk janë pjesë e programit apo nuk e kalojnë provimin dhe rrjedhimisht nuk do të bëhet lincencimi i tyre.

Para se t’ju informojmë më detajisht për programin në fjalë FBK kërkon nga klubet që të përcjellin formularët e bashkëngjitur të gjithë trajnerëve, në të cilët do të llogarisin në edicionet në vijim, ndërsa trajnerët duhet t’i plotësojnë dhe t’i dorëzojnë formularët në zyre të FBK-së, apo edhe në email adresën federata@basketbolli.com deri më 10.03.2017 me ç’rast edhe do të regjistrohen në këtë program.

Programi për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve vlen edhe për të gjithë trajnerët e shkollave të basketbollit që veprojnë në kuadër të FBK-së.

Formularët mund t’i gjeni në linkun:  http://basketbolli.com/sq/edukimi-dhe-lincencimi-i-trajnereve