I N F O R M A T O R I Nr. 1
Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së I-rë të LIGA <A> E MESHKUJVE zhvilluara më 14/15.Shkurt 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
NEW BORN – KOSOVA 81:54 (18:21; 16:11; 19:11; 28:11(
Gjyqtarët: Atdhe Goçaj,Burim Berisha
Vëzhguesi: Sejdi Mehmti
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive:
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 50
KERASAN PRISHTINA – RAHOVECI ,
Gjyqtarët: Naxhit Deliqi, Amar Xhekoviq
Vëzhguesi: Ardian Koshi
Organizimi i ndeshjes: jo i mirë Ndeshja është ndërprerë në 6,55 minuta të çerekut të dytë tek rezultati 25:20 në të mirë të KB Kerasan Prishtina është
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> Për shkak të inicimit t të rrahjes me lojtarët kundërshtar lojtari KUJTIM SADIKU konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe dy (2) ndeshje moslojë’;
Skuadra <B> Për shkak të rrahjes me lojtarin kundërshtar, lojtari BESNIK SHARKU konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe dy (2) ndeshje moslojë, kurse lojtari BLERIM SHARKU, për shkak të involvimit në rrahje si lojtar rezerv nga Bankina konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe katër(4) ndeshje mos lojë.
Sjelljet e shikuesëve:Për shkak të hyrjes së shikuesëve në fushën e lojës dhe realizimi I sulmeve fizike ndaj lojtarëve të KB Rahoveci , KB Kerasan Prishtina konform nenit 49.16. të PG dënohet me 500,00€ dhe tri(3) ndeshje pa prezencën e shikuesëve në ndeshjet si vendas.
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 100
MALISHEVA – AS KASTRIOTI , 80:77 (25:26; 30:21; 10:13; 15:17)
Gjyqtarët: Albert Cakaj, Kushtrim Shala
Vëzhguesi: Vllaznim Rraci
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive: perveç të lojtarit A. Sahitaj i cili për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50. A të PG dënohet me 50,00€;
Skuadra <B> korekte dhe sportive: perveç të lojtarit Alban Latifaj i cili për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 30.
Pas përfundimit të ndeshjes vëzhguesi paraqet trajnerin e KB AS Prishtina për shkak ofendimeve ndaj gjyqtarëve dhe konform nenit 50.4.
-
KUJTIM SADIKU, KB Kerasan Prishtina, konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe dy(2) ndeshje mos lojë;
-
KB KERASAN PRISHTINA, konform nenit 49.16. dënohet me 500,00€ dhe tri(3) ndeshje pa prezencën e shikuesëve;
-
KB KERASAN PRISHTINA , pas ndërprerjes se ndeshjes KERASAN PRISHTINA - RAHOVECI, për shkak të hyrjes së shikuesëve në fushën e lojës dhe rrahjes masovike, konform nenit 36. Të Rregullores se Garave të FBK, humb ndeshjen me rezultat zyrtarë 20:0 dhe nuk i takon një pikë.
-
BESNIK SHARKU, KB Rahoveci, konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe dy (2) ndeshje moslojë;
-
BLERIM SHARKU, KB Rahoveci, konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe katër (4) ndeshje moslojë;
-
ALTIN SAHITAJ , KB Malisheva,konform nenit 50.A të PG dënohet me 50,00€;
-
ALBAN LATIFAJ , AS Kastrioti,konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
-
BLERIM KRASNIQI, KB AS Kastrioti, konform nenit 50.4. të PG dënohet me 50,00€;
VËRREJTJE; Dënimet sipas këtij Vendimi duhet të kryhen para fillimit të Xhiros së dytë, në të kundërtën nuk kanë të drejtë paraqitjeje.