Në bazë të raportIt të vëzhguesit nga ndeshja e tretë Finale e Play-off-it të Ligës së Femrave e zhvilluar më 07.Maj 2016, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
PENZA vs PRISHTINA 69:78 (16:24; 17:21; 23:16; 13:17)……….(1:2)
Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Atdhe Goçaj, Kushtrim Shala
Vëzhguesi: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: Shumë i mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç të lojtares IRMA KONJUSHA e cila për sjellje jo sportive ndaj lojtares kundërshtare ndëshkohet me GT dhe Konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
Skuadra <B> korekte dhe sportive, përveç të lojtares ZËRINA SHATRI e cila për sjellje jo sportive ndaj lojtares kundërshtare ndëshkohet me GT dhe Konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
SJELLJET E SHIKUESËVE:
Sportive. Numri I tyre ishte 1.000.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
V E N D I M
1. IRMA KONJUSHA, KB Peja konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
2. ZËRINA SHATRI, KB Prishtina konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€;
Me dy ndeshje te fituara nga tri ndeshjet e zhvilluara, KB PRISHTINA, konform nenit 9 alineja 7 e Propozicioneve të Garave për edicioin garues 2015/2016, shpallet:
KAMPION I LIGËS SË FEMRAVE PËR EDICIONIN 2015/16.
Medalet e argjenta dhe të arta lojtarEve iu ndan Kimete Haliti dhe Learta Berisha (anëtare të Bordit të FBK-ës,kurse Kupën kapitenit të KB Prishtina ia dorëzoi Erolld Belegu, Kryetar i FBK-ës.