Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës të zhvilluara më 24 dhe 25.Tetor 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
BASHKIMI – SIGAL PRISHTINA 55:67 (14:21; 23:16; 09:14: 09:16)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Daut Mehemeti, Artan Gashi
Vezhgues: Nexhdet Hoxha
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE : Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive, perveç të trajnerit PETAR MIJOVIC i cili është paraqit nga personat zyrtarë për ofendim të gjyqtarit Artan Gashi ne prezencen e vezhguesit dhe dy gjyqtarëve tjerë. Per sjellje te till trajneri Petar Mijovic konform nenit 50.4. të PG dënohet me 100,00€ dhe me mos udheheqien e ndeshjes së rradhës
SJELLJET E SHIKUESËVE: korekte dhe sportive. Numri i tyre ishte 1.000.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
TREPÇA vs VLLAZNIMI 81:57 (24:22; 20:08: 08:08: 29:19)
Gjuqtarët: Xhelal Mumini , Xhavit Beqiri, Fisnik Ramadani
Vezhgues: Azem Hoxhaj
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> dhe <B>korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte.50.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
GOLDEN EAGLE YLLI vs KERASAN PRISHTINA 105:90 (27:17; 20:26; 29:26;29:21)
Gjuqtarët: Atdhe Goçaj,Burim Berisha, Egzon Maloku
Vezhgues: Azem Hoxhaj
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> dhe <B>korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte.300.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur
V E N D I M
-
PETAR MIJOVIC,KB Bashkimi, konform nenit 50.4. të PG dënohet me 100,00€
dhe me ndalesë ushtrimi të detyrës në ndeshjen e rradhës.
2. KB GOLDEN EAGLE YLLI, për shkak të mos respektimit të nenit 48.17 të PG --mos dorëzimi I DVD nga ndeshja KB GOLDEN EAGLE YLLI vs KERASAN PRISHTINA-e zhvilluar me 25.10.2015 dënohet me 150,00€;
3. KB PEJA , për shkak të mos respektimit të nenit 48.17 të PG --mos dorëzimi i DVD nga ndeshja P E J A vs KB GOLDEN EAGLE YLLI- e zhvilluar me 21.10.2015dënohet me 150,00€;
4. Artan Gashi, gjyqtar, per shkak të ndarjes jo te mirë të drejtësisë pas shiqimit të video xhirimit të ndeshjës dënohet konform nenit 54.9 të PG me 2/dy/ ndeshje mos delegim në tempo të delegimit në ndeshjet e Superligës, Ligës së femrave dhe Ligës së pare të meshkujve.
VËRREJTJE ; Pagesat e denimeve me para duhet te paguhen para fillimit të xhiros sË VII-të
PAGESAT E OBLIGIMEVE BËHEN NE TEB BANKE - NR.llog. 20-11-0000875360-41