Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Informatori nr.1 i ETC Superlig-ës

9 October 2014

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së I-rë të ETC Superligës të zhvilluara më 05. Tetor 2014, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

GOLDEN EAGLE YLLI - KOSOVA E RE BASHKIMI 66:80(21:17; 18:15; 13:23; 14:25)

Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj, Ilhan Xhaka

Vëzhgues: Ferit Zekolli

Organizimi i ndeshjes: shumë i mirë

Sjelljet e Skuadrave:

Skuadra <A> korekte dhe sportive përveç të trajnerit AGRON BERISHA, i cili është ndëshkua me GT, për sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve dhe konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75,00€.

Skuadra <B> korekte dhe sportive

Sjelljet e shikuesëve: shembullore. Numri i tyre ishte 1.500

Reklamat e ETC dhe te IPKO nuk ishin ishin te vendosura, pasi që Palestra nuk ka qenë e furnizuar.

 

KASTRIOTI - T R E P Ç A, 67:84(19:25; 09:18; 11:21; 28:20)

Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Astrit Kasapolli, Hazir Haxha

Vëzhgues: Nexhdet Hoxha

Organizimi i ndeshjes: i mirë

Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive

Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 100

Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe të IPKO ishin të vendosura.

 

VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA 74:88 (23:23; 12:20; 19:27; 20:18)

Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Artan Gashi, Dren Pudarolli.

Vëzhgues: Alban Lumi

Organizimi i ndeshjes: i shkëlqyeshëm

Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive

Sjelljet e shikuesëve: Korekte përveç të shperthimit të një mjeti plasës dhe me këtë konform nenit 49.10. te Propozicioneve të garave Klubi dënohet me 100,00€. Numri i tyre ishte 2.000

Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe te IPKO nuk ishin ishin te vendosura, pasi që Palestra nuk ka qenë e furnizuar.

 

P E J A - B E S A 89:73 (21:22; 30:20; 20:17; 18:14)

Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Burim Berisha, Isa Prebreza

Vëzhgues: Mehmet Xhemajli

Organizimi i ndeshjes: i mirë

Sjelljet e Skuadrave:

Skuadra <A> korekte dhe sportive perveç të lojtarit me nr. 55 Samir Shaptahoviç i cili për shkak të sjelljes jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€ ,

Skuadra <B> korekte dhe sportive

Sjelljet e shikuesëve:Korekte perveç në minutën e 7 të çerekut të parë kur nga ana e simpatizuesëve të KB Besa janë ndezur disa fishekzjarre, dhe konform nenit 49.10 të PG KB Peja dënohet me 100€.

Numri i tyre ishte 500.

Reklamat e ETC dhe te IPKO te vendosura,

V E N D I M

1. AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75,00€;

2. KB VËLLAZNIMI, konform nenit 49.10. të PG dënohet me 100,00€;

3. KB PEJA, konform nenit 49.10. të PG dënohet me 100,00€;

4. SAMIR SHAPTAHOVIQ, konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€.

5. KB BESA, për mos inkuadrimit të lojtarëve të lindur ne vitin 1995 e me të rinjë së paku 10 minuta ne lojë konformë nenit 11.5. te PG dënohet me 500,00€;

6. KB KASTRIOTI, për mos inkuadrimit të lojtarëve të lindur në vitin 1995 e më të rinjë së paku 10 minuta në lojë konform nenit 11.5. te PG dënohet me 500,00€;

7. KB KASTRIOTI, për shkak të mungesës së aparaturës për matjen e akcionit prej 14 sec konform nenit 48.14. dënohet me 50,00€;

8. KB BESA, për shkak të mungesës së aparaturës për matjen e akcionit prej 14 sec konform nenit 48.14. dënohet me 50,00€;

Bordi I FBK-së pas shqyrtimit të zhvillimeve në Xhiron e parë të ETC Superl ligës ka vendosur që dënimet e shqiptuara të mos evidentohen si obligime finansiare të klubeve në lidhje me mos inkuadrimin e lojtarëve të lindur në vitin 1995 e më të rinjë, mungesën e aparaturës për matjen e akcionin prej 14, sekondave, reklamimin e sponsoruesëve të ligës, mos sigurimi i rrjetit të internetit, mos vendosja e logos së FBK-së në fanela të lojtarëve dhe mos respektimi i Kodit të veshjes së personave zyrtarë. Për shkak të hyrjes në fuqi të Propozicioneve te reja me VERREJTJE se nga Xhiroja e dytë do të zbatohen dënimet që parashofin Propozicionet e garave per edicionin 2014-2015.

 

Komesari i garave,

Bajrush Ademi