Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Xhiros së IX-të , të SUPERLIGËS SË KOSOVËS të zhvilluara më 25, 26 e 27 Nëntor 2016 , Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
BASHKIMI vs KERASAN PRISHTINA. 98:61 (22:13; 41:21; 16:16; 19:11)
Gjyqtarët: Fisnik Ramadani, Dardan Maxhuni, Amar Xhekoviq
Vëzhguesi: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korekte dhe sportive,
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 200;
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur
SIGAL PRISHTINA vs P E J A, 74:58 (16:19; 15:13; 22:09; 21:17)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obrtnica
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç të trajnerit JERONIMO SARIN, që për sjellje josportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75,00€.
Sigal Prishtina në ndeshjen në fjalë ka aktivizuar lojtarin e grupmoshës nën 20 vjeçe (Rinor Pecin) për më shumë se 15 minuta (15`25”) në lojë dhe me këtë ka respektuar nenin 11.5, por por nuk e ka patur në ndeshje edhe lojtarin e dytë të kësaj grupmoshe prandaj KB Sigal Prishtina konform nenit 11.6.1 dënohet me 500,00€.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 1.500;
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur
KB SIGAL PRISHTINA, për mosdorëzimin e DVD së ndeshjes me KB Sigal Prishtina vs Pejja , konform nenit 48.17. të PG dënohet me 300,00€.
RAHOVECI vs VLLAZNIMI , 80:76 (22:23; 21:20; 23:17; 14:19)
Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Ngadhnjim Shabani, Astrit Kasapolli,
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korekte dhe sportive,
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 350;
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur
TREPÇA vs GOLDEN EAGLE YLLI, 85:79 (23:19; 24:15; 21:10; 17:25)
Gjyqtarët: Atdhe Goçaj, Artan Gashi, Burim Berisha
Vëzhguesi: Nexhdet Hoxha
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korekte dhe sportive,
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 50;
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur
VENDIM
1. JERONIMO SARIN, KB Sigal Prishtina konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75.00
2. KB SIGAL PRISHTINA , për mos respektimin e tërësishëm të nenit 11.5 të PG conform nenit 11.6.1.dënohet me 500.00€;
3. KB SIGAL PRISHTINA, për mosdorëzimin e DVD së ndeshjes me KB Sigal Prishtina vs KB Peja , konform nenit 48.17. të PG dënohet me 300,00€;