5 March 2015
Këtë fundjavë do të zhvillohet faza finale e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, e cila do të mbahet në Suharekë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten. Në lojën e parë luajnë Trepça dhe Sigal Prishtina, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa nga ora 20:15 do të zhvillohet ndeshja në mes të Gloden Eagle Yllit dhe Pejës.
Kurse, finalja e IPKO Kupës do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 20:15.