Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ish-basketbollistja franceze, Emmeline Ndongue vizitoi FBK-në

  • Ish-basketbollistja franceze, Emmeline Ndongue vizitoi FBK-në
  • Ish-basketbollistja franceze, Emmeline Ndongue vizitoi FBK-në
1 December 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka pritur në zyret e saj në Prishtinë, ish-basketbollisten e Kombëtares së Francës, Emmeline Ndongue, e cila ka ardhur në Kosovë nëpërmjet organizatës franceze për edukim sportiv që vepron edhe në  vendin tonë, PLAY International.

Ish-basketbollistja franceze në FBK është pritur nga anëtaret e Bordit, Kimete Haliti dhe Learta Berisha, si dhe nga zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Fjolla Kllokoqi dhe zyrtarja për marrëdhënie me publikun, Elvira Dushku.

Në këtë takim zyrtaret e FBK-së e kanë njoftuar ish-basketbollisten franceze për punën e madhe që po e bën federata me gjenerata të reja, ndërsa në veçanti kanë folur për porgramin e zhvillimit të basketbollit femëror në vendin tonë.

Zyrtaret e FBK-së gjithashtu e kanë theksuar faktin se këtë vit për herë të parë është debutuar në gara të FIBA-s në nivel të Përfaqësueseve në konkurrencën e femrave, kur vendin tonë e kanë prezantuar basketbollistet nën moshën 16 vjeçe dhe ato nën 18 vjeçe. Anëtarët e Bordit të FBK-së po ashtu kanë folur për projektin e ri të FBK-së për Ligën e Femrave nën 16 vjeç, gjë që po ndodh për herë të parë që nga paslufta, ku janë duke marr pjesë 10 ekipe nga e gjithë Kosova.

Sipas anëtareve të Bordit të FBK-së, Haliti dhe Berisha qëllimi kryesor i FBK-së është që nëse sivjet i kemi 1000 vajza duke e praktikuar basketbollin, vitin e ardhshëm t’i kemi 2000, në mënyrë që për çdo vit ky numër të dyfishohet. Që të dyja u shprehën optimiste se me punën që është duke e bërë FBK-ja do të arrihet të realizohet ky qëllim.

Në anën tjetër Emmeline Ndongue ka folur për sistemin e zhvillimit të basketbollit ndër gjenerata të reja në Francë, por edhe për sistemin e sportit francez në përgjithësi.

“Vajzat në Francë e duan shumë basketbollin dhe Federata Franceze është shumë e kënaqur me numrin aktual të praktikimit të këtij sporti ndër femra. Po ashtu ne rëndësi të madhe i kushtojmë shkollave të basketbollit, ku fëmijët luajnë së bashku, pra djemtë dhe vajzat të moshës 6-10 vjeç. Aty praktikohet basketbolli si sport për kënaqësi dhe më pas ata fëmijë që duan me të vërtetë të merren me basketboll kyçen nëpër klube. Është një sistem shumë i mirë, sepse u jep rast të gjithëve të kenë mundësi të merren me sport, në këtë rast me basketboll”, ka thënë Ndongue.

Anëtaret e Bordit të FBK-së dhe ish-basketbollistja franceze u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin në drejtim të masovizimit të basketbollit femëror ndër gjenerata të reja, duke e sjell në të ardhmen përvojën nga Franca në Kosovë. Që të dyja palët u shprehën të gatshme për hapat e mëtutjeshëm në këtë proces.

Duhet theksuar se Emmeline Ndongue prej vitit 2002 deri më 2013 ka qenë anëtare e Kombëtares së Francës, ndërsa një vit (2006) ka bërë karriere është në WNBA, në ekipin Sparks de Los Angeles.