Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ka filluar Kampi i të Rinjve U-14

  • Ka filluar Kampi i të Rinjve U-14
1 August 2016

Të hënën ka filluar Kampi i të Rinjve U-14 në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në mbështetje të FIBA-s e FIBA Europe, MKRS-së dhe Raiffeisen Bank.

Kampi do të zgjas deri më 5 gusht, ndërsa do të zhvillohet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kurse stërvitjet mbahen në palestrën “1 Tetori” dhe në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive.

Në këtë Kamp janë duke marr pjesë 60 fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Kampi do të udhëhiqet nga koordinatori i gjeneratave të reja në FBK, trajneri amerikan, Chris Dial, ndërsa do t’i asistojnë 12 trajnerë vendorë.

“Ky Kamp do të shërbejë jo vetëm për basketbollistët dhe basketbollistet e reja që të rrisin nivelin e lojës së tyre, por do të shërbejë edhe për trajnerët që do të punojnë në këtë Kamp. Përvojën që ata do ta fitojnë në këtë Kamp do të mund ta bartin nëpër klubet e tyre apo shkollat e basketbollit ku punojnë. Andaj mund të them që ky Kamp do të jetë frytdhënës për të gjithë ata që janë pjesë e tij. Federata është duke e bërë një punë shumë të mirë në zhvillimin e gjeneratave të reja, të cilët në një të ardhme  të afërt do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës”, ka thënë Chris Dial koordinator i Kampit.

Nga ky Kamp do të bëhet përzgjedhja e 30 basketbollistëve/ve dhe 6 trajnerëve, të cilët më pas do të udhëtojnë për në Bukuresht të Rumanisë për të marr pjesë në Kampin që organizohet në këtë vend prej 28 gusht deri më 2 shtator.

Duhet theksuar se FIBA dhe FIBA Europe edhe këtë vit e kanë mbështetur FBK-në dhe punën e saj me gjenerata të reja, duke e inkuadruar në një program edhe më të madh të Kampeve, kësaj radhe me grupmoshën U-14. Bëhet fjalë për Kampin që do të udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnerë të saj do të jenë Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.