Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ka filluar Kampi përzgjedhës për U-16 dhe U-18

  • Ka filluar Kampi përzgjedhës për U-16 dhe U-18
21 July 2015

Sot ka nisur Kampi përzgjedhës i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Në këtë Kamp që do të zgjas tre ditë do të grumbullohen fëmijët e grupmoshave 1998/1999/2001. Stërvitjet janë duke u zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Ndërkaq në ditën e parë të këtij kampi kanë marr pjesë rreth 70 djem nga klube të ndryshme të Kosovës të lindur në 1998/1999.

Stërvitjet janë duke u udhëhequr nga koordinatori i grupmoshave të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), trajneri amerikan Chris Dial, ndërsa në stërvitje janë duke asistuar edhe trajnerët kosovarë.

Kjo do të jetë faza e parë e grumbullimit për përzgjedhjen e Përfaqësueseve U-16 dhe U-18 me të cilat FBK synon që të marr pjesë në gara të Kampionateve Evropiane, në Divizionet përkatëse në vitin e ardhshëm.

Më poshtë do ta paraqesim orarin e zhvillimit të stërvitjeve të cilat do të mbahen të mërkurën dhe të enjten në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë:

E mërkure (22.07.2015) – 1998/1999 prej orës 12:00 deri në ora 14:00

E mërkure (22.07.2015) – 2001 prej orës 14:00 deri në ora 16:00

E enjte (23.07.2015) – 2001 prej orës 12:00 deri në ora 14:00