Kalaja nga Prizreni e ka siguruar një vend në Ligën e Parë të Kosovës pasi të enjten mbrëma në Gjilan ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Dytë.
Ky takim ka përfunduar me shifrat 95:93. Në pjesën e parë ishin nikoqirët ata që e diktuan ritmin e lojës duke udhëhequr edhe me 18 pikë epërsi, por më pas në 20 minutat e fundit ishin mysafirët ata që bënë kthesë në rezultat dhe kështu krejt në fund triumfuan me 2 pikë epërsi.
Në fund medaljet për ekipet finaliste i ndanë Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme dhe Faton Kurshumlija, Komesar i Garave, derisa kupën kapitenit të skuadrës fituese ia ka dorëzuar Dushku.
Duhet theksuar se tashmë United Basketball do të luaj në play-out ndaj skuadrës që e mban vendin e shtatë në Ligën e Parë, Kaçanikun. Kjo e fundit do të luftoj për mbetje në Ligën e Parë, derisa United Basketball për hyrje në të.