Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi i vajzave mjaft frytdhënës

  • Kampi i vajzave mjaft frytdhënës
  • Kampi i vajzave mjaft frytdhënës
4 October 2015

Të dielën në palestrën e sportit në kolegjin ISP në lagjen “Marigona Residence” është mbajtur kampi i parë përzgjedhës për grupmoshat U-14, U-16 dhe U-18 në konkurrencën e femrave.

Kampi është udhëhequr nga koordinatori për gjenerata të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Chris Dial, ndërsa kanë asistuar trajnerët vendorë si Pal Syla, Kimete Haliti, Fidan Shatri dhe Valbona Bytyqi.

Në kampin e parë përzgjedhës të tri grupmoshave të lartpërmendura kanë marr pjesë 75 vajza.

Koordinatori Dial e ka bërë përzgjedhjen prej 25 vajza në grupmoshën U-18, ndërsa për U-14 dhe U-16 në fund të këtij muaji do të organizoj edhe një kamp,në mënyrë që të zgjedhë një numër të arsyeshëm të vajzave, me të cilat do të punohet në muajt në vazhdim.

“Kjo është një ditë historike për basketbollin femëror në Kosovë, pasi është hera e parë pas shumë viteve që organizohet kamp përzgjedhës për gjenerata të reja në konkurrencën e femrave dhe ju vajza duhet të jeni krenare, sepse do të jeni ju ato që në një të ardhme të afërt do ta përfaqësoni shtetin tuaj në garat që organizohen nga FIBA. Unë si koordinator i FBK-së për gjenerata të reja jam shumë krenar dhe i lumtur që e filluam punën edhe me vajza, pasi që ka muaj që jemi duke u përgatitur intensivisht për të filluar me këtë program. Tani vetëm na mbetet që të gjithë së bashku të punojmë dhe ta duam basketbollin çdo herë e më shumë”, kanë qenë këto fjalët me të cilat Dial iu është drejtuar vajzave të të gjitha grupmoshave në ditën e diel. “Do të ketë edhe kampe të tjera përzgjedhëse që do të organizohen nga FBK në mënyrë  që t’ju japim shansin edhe atyre që sot nuk kanë pasur mundësi të na bashkëngjiten. Për këtë do t’ju njoftojmë paraprakisht”, ka shtuar Dial.