Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi në Tivar, përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët kosovarë

  • Kampi në Tivar, përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët kosovarë
  • Kampi në Tivar, përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët kosovarë
5 September 2016

 

Prej 2 deri më 4 shtator 2016 në Tivar të Malit të Zi është mbajtur Kampi Ndërkombëtar për Gjyqtarë të basketbollit, në të cilin Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) e kanë përfaqësuar instruktori nacional Faton Kurshumlija si dhe 8 gjyqtarë perspektiv.

Udhëheqës të Kampit kanë qenë drejtori i FIBA World, Carl Jungebrand, Komisionieri i FIBA-s, Goran Radonjiq si dhe gjyqtarët Sreto Radoviq dhe Ilija Beloseviq. Që të gjithë të lartëpërmendurit gjatë këtij Kampi kanë folur për përvojën e tyre nga përgatitja, organizimi si dhe për ndeshjet ku e kanë ndarë drejtësinë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Në Kamp kujdes i veçantë i është kushtuar përgatitjes fizike,  mekanikës 3, komunikimit, punës profesionale të gjyqtarit etj.

Në program kanë qenë edhe ndeshjet e U-20 ndërmjet Mornarit - An Tivar ku gjyqtarët tanë Basha- Fejza e kanë ndarë drejtesinë me një performanc shumë të lartë  si dhe ndeshja e miqësore e ekipeve të ABA League, Mornar - Zadar ku gjyqtari  Maxhuni nga Kosova pati paraqitje të shkëlqyshme.

Në fund gjyqtarët e Kampit janë pajisur me çertifikata për pjesëmarrje.