Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kampi për gjyqtarë të FBK-së

  • Kampi për gjyqtarë të FBK-së
29 January 2015

Gjatë vikendit duke filluar prej të premtes e gjer të dielen, në Vushtrri, do të mbahet kampi për gjyqtarë të FBK-së, në organizim të Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Me gjyqtarë perspektiv dhe të rinjë do të punohet në mekanikën me 3 dhe 2 gjyqtarë. 

Pjesa praktike do të zhvillohet në ndeshjet e caktuara më parë të kategorive të reja dhe pastaj do të bëhet analiza e gjykimit të ndeshjeve të çdo gjyqtari.

Në përfundim të kampit do të bëhet testimi i njohjeve të rregullave dhe BIP Fitness Testi dhe gjyqtarët të cilët e kalojnë me sukses do të fitojnë çertifikata për licencimin e tyre si gjyqtarë.