Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Karpos Sokoli të martën e sfidon Pejën

  • Karpos Sokoli të martën e sfidon Pejën
28 November 2016

Peja të martën me fillim nga ora 19:30 është nikoqire e skuadrës Karpos Sokoli nga Shkupi.

Kjo është një ndeshje e mbetur e xhiros së tretë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Verdhezinjtë për shkak të angazhimeve në garat e FIBA Europe Cup e kanë luajtur vetëm një ndeshje në Ligën Ballkanike, atë si nikoqir kundër Feni Industries, të cilën e kanë fituar me rezultat 82:73.

Në vazhdim pejanët do t’i luajnë edhe disa takime të tjera të mbetura, atë kundër Sutjeska-s, Trepçës dhe Tiranës, e më pas do t’i luajnë edhe ndeshjet e dyta të këtij grupi. I tërë ky program duhet të përfundoj deri më 25 janar të vitit 2017, kur edhe pritet të përcaktohen skuadrat që do të garojnë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.