Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Katër trajnerë nga Kosova në vizitë studimore në Turqi

  • Katër trajnerë nga Kosova në vizitë studimore në Turqi
28 October 2016

Katër trajnerë potencialë nga Kosova prej 1 deri më 6 Nëntor 2016 do të qëndrojnë  në Stamboll të Turqisë.

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë, Izet Tahiri, Qëndrim Demi, Besnik Podvorica dhe Genti Zeka do të bëhet në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe të quajtur "New Generation Development Project". Së bashku me trajnerët tanë do të udhëtoj edhe menaxheri i këtij projekti, i caktuar nga FBK, Faton Kurshumlija.

"New Generation Development Project", i cili do të zgjas dy vjet (2016/17) udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnere të saj janë shtetet si Bullgaria, Rumania, Kosova dhe Maqedonia.

Trajnerët kosovarë së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas do të kenë mundësi që për gjashtë ditë sa do të qëndrojnë në Stamboll të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth basketbollit. Po ashtu të 16 trajnerët së bashku me 4 menaxherët e caktuar nga federatat përkatëse, do të jenë të pranishëm edhe në ndeshje të basketbollit të Superligës së Turqisë.

Vizita studimore organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është përkujdesur për çdo detaj të qëndrimit të 16 trajnerëve dhe 4 menaxherëve në Stamboll.

Duhet theksuar se "New Generation Development Project" ka filluar këtë verë, me kampet e organizuara në të katër shtetet e lartëpërmendura (për djemtë e lindur në vitin 2002 e më të rinj), të cilat kanë qenë seleksionuese, ndërsa më pas është organizuar Kampi i Parë Ndërkombëtar i përbashkët, ku kanë marr pjesë 120 fëmijë nga Rumania, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe secila federatë i ka dërguar nga 6 trajnerë dhe nga 1 menaxher. Tani radhën e ka vizita studimore e trajnerëve në Turqi, ndërsa në mes të muajit dhjetor në planprogram është Turneu i Parë Ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.