Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

KB Peja në Superligë nëpërmjet wild card

  • KB Peja në Superligë nëpërmjet wild card
5 September 2015

Klubi i basketbollit Peja me sukses ka aplikuar për wild card për një vend në Superligën e Kosovës në basketboll për edicionin 2015/16.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për wild card, me që për garim në Superligë ishin lajmëruar shtatë ekipe.

Bordi më pas konstatoi se KB Peja ka paguar shumën e kërkuar prej 10,000 eurosh dhe ka prezantuar dëshmi për përmbushjen e kushteve të tjera teknike dhe sportive për garim në Superligë, duke plotësuar kështu kushtet e kërkuara për marrjen e wild card.

Interesimi për wild card për këtë edicion ka qenë më i lartë se edicionin e kaluar dhe AS Kastrioti, por edhe së paku një ekip tjetër i Ligës së Parë kanë treguar interes, por në momentet e fundit janë tërhequr nga kandidatura.

Pas pranimit të kandidaturës së Pejës për wild card, FBK edhe një herë kujton të gjitha klubet, përfshi Pejën, se të hënën më 07.09.2015, është afati i fundit i pagesave për licencim për edicionin 2015/16.