Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

KB RTV 21 largon dy, paraqet dy të huaj të tjerë

3 April 2014

Ekipi nga kryeqyteti, RTV 21, që këtë stinor nuk po kalon mirë në ETC Superligën e Kosovës ka larguar dy basketbollistët Horace Blue III dhe Steven Pickens.

Me largimin e dyshes së përmendur ata kanë paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës dyshen Maxey Grant Alexander dhe Hyche Christopher Cornelius.

Dyshja në fjalë, do të ketë të drejtë loje që këtë xhiro, pas përmbushjes së kushteve nga Neni 47 i Rregullores mbi kalimin e lojtarëve dhe kryerjes së obligimeve financiare.

RTV 21 deri më tani ka regjistruar vetëm 3 fitore dhe ka 16 disfata, derisa është në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit.