Ylli i Fenerbahçes Kenan Spahi takoi basketbollistët e rinj të Kosovës, të cilët mbrëmë së bashku me krerët e FBK-së ishin në ndeshjen ndërmjet Fenerbahçes dhe Nizhni Novogorodit në kuadër të Euroligës.
Spahi, djaloshi nga Prishtina i cili po bën karrierë të mrekullueshme në Evropë, mbrëmë nuk u paraqit për Fenerbahçen, në ndeshjen ku ekipi i tij fitoi me rezultat 92:79.
Për basketbollistët e rinj të Kosovës, takimi me Kenan Spahiun ishte emocion i veçantë dhe ata u shprehën se i janë shumë mirënjohës bankës TEB, sponsorit të garave të kategorive të reja në FBK, që ua mundësoi këtë udhëtim.
Kenan Spahi inkurajoi basketbollistët e rinj kosovarë që të punojnë sa më shumë dhe të ushtrojnë vazhdimisht sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultatet kulmore.
Zyrtarët e bankës TEB, në vazhdën e përkrahjes së madhe që jep për kategoritë e reja në basketboll kanë premtuar se do të shikojnë mundësinë e dërgimit të një grupi tjetër të basketbollstive të rinj në ndeshjet e Euroligës.