Basketbollistët e Kerasan Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në Ligën A të Meshkujve ndaj New Born-it me rezultat 81:76 dhe kështu kanë arritur të shpallen kampion të kësaj lige.
Prej fillimit e deri në fund të ndeshjes është zhvilluar luftë e madhe nga të dyja skuadrat dhe këtë më së miri e dëshmon fakti se pjesa e rregullt e takimit ka përfunduar me shifrat 68:68. Në pesë minutat shtesë ekip më i mirë në parket është treguar Kerasan Prishtina që në fund ia doli të triumfoj me 5 pikë dallim.
Kështu pas tri ndeshjeve të luajtura në mes këtyre dy skuadrave rezultati në seri ka shënuar 2:1 dhe në këtë mënyrë Kerasan Prishtina e ka siguruar një vend në garat e elitës së basketbollit kosovar në edicionin 2014/15.
Liga A e Meshkujve/Ndeshja e tretë finale e “play-off”-it
Kerasan Prishtina - New Born 81:76 (2:1)