Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kerasan Prishtina, fituese e TEB Kupës së Kosovës për U-16 dhe U-18

  • Kerasan Prishtina, fituese e TEB Kupës së Kosovës për U-16 dhe U-18

27 March 2016

Në këtë fundjavë, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është organizuar “Final Four”-i i TEB Kupës së Kosovës në basketboll, për grupmoshat U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve.  Organizatorë të këtij eventi kanë qenë klubi i basketbollit Trepça dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Ndeshjet gjysmëfinale janë zhvilluar të shtunën, ku te U-16, Kerasan Prishtina e ka mposhtur Vushtrria Basketin me rezultat 64:56 dhe Peja ishte skuadër më e mirë se Golden Eagle Ylli ndaj të cilës ka triumfuar me shifrat 79:44. Te U-18, Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 71:60 dhe Kalaja e mundi Trepçën me shifrat 66:62.

Në këtë mënyrë në finalet, të cilat janë zhvilluar të dielën, Kerasan Prishtina ka triumfuar në të dyja grupmoshat për të fituar kështu dy Kupa të Kosovës brenda  vetëm një dite.

E diel

Finalja e TEB Kupës së Kosovës  U-18

Kerasan Prishtina – Kalaja 73:53

Finalja e TEB Kupës së Kosovës  U-16

Kerasan Prishtina – Peja               74:55