Kerasan Prishtina është fituese e “Final Four”-it të TEB Ligës U-12 që është zhvilluar të dielën në palestrën e sporteve “Karagaçi” të Pejës.
Në këtë manifestim të basketbollit krahas rivalitetit në parket fëmijët pjesëmarrës janë kënaqur duke e shijuar lojën e basketbollit, por edhe me faktin se janë pjesë e garës përfundimtare në një ligë atraktive siç është kjo e U-12.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale në mes Pejës dhe Kerasan Prishtinës është zhvilluar një rivalitet i madh dhe këtë më së miri e dëshmon rezultati përfundimtar 37:40 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.
Në gjysmëfinalen tjetër Vushtrria Basket pati punë më të lehtë përballë New Basket Prizrenit ndaj të cilit ka triumfuar me shifrat 26:14.
Në këtë mënyrë për vend të tretë janë ballafaquar Peja dhe New Basket Prizreni, ku në fund fitore me rezultat të ngushtë ka regjistruar ekipi prizrenas me shifrat 28:26.
Në finalen e madhe u takuan Vushtrria Basket dhe Kerasan Prishtina, ku në fund fitores iu gëzuan klubi bardhekaltër me rezultat 23:13.
Rezultatet e gjysmëfinaleve
Peja - Kerasan Prishtina 37:40
Vushtrria Basket - New Basket Prizreni 26:14
Ndeshja për vend të tretë
Peja - New Basket Prizreni 26:28
Finalja
Vushtrria Basket - Kerasan Prishtina 13:23